Austriaku Volker Turk është emëruar në postin e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut. Bashkëpunëtori i ngushtë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres u emërua ditën e djeshme, të enjten, Komisioner i Lartë për të Drejtat e Njeriut, duke pasuar Michelle Bachelet.
Guterres kishte emëruar Turk, më parë zëvendës sekretar i përgjithshëm për politikën, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të pasuar Bachelet, mandati i së cilës përfundoi më 31 gusht.
Sfida më e menjëhershme me të cilën përballet Komisioneri i ri i Lartë do të jetë vazhdimësia e një raporti për provincën Xinjiang të Kinës, të cilin paraardhësi i tij e publikoi disa minuta para se ajo të largohej.
Kina mohon me forcë çdo shkelje të të drejtave në Xinjiang.
/abcnews.al