Sulmet me thikë në Kanada, autori i dyshuar vdes pas arrestimit nga policia

schedule08:07 - 8 Shtator, 2022

schedule 08:07 - 8 Shtator, 2022

I dyshuari për sulmin me thikë në Kanada që la 10 të vdekur dhe 19 të plagosur ka vdekur pasi u kap nga policia.

Myles Sanderson, 32 vjeç, kishte shqetësime pas arrestimit në një autostradë në provincën e Saskatchewan pas një ndjekjeje me shpejtësi të lartë dhe vdiq më vonë, thotë policia.

Ata nuk dhanë detaje. Një zyrtar i paidentifikuar më herët tha se Sanderson vdiq nga plagët e vetëshkaktuara.

Dhjetë viktima mbeten në spital. Ndërsa tre janë në gjendje kritike.

Nuk është e qartë se çfarë i nxiti vrasjet masive të së dielës, të cilat përfshinin 13 skena të veçanta krimi. Të dy të dyshuarit, Myles Sanderson dhe vëllai i tij Damien, 31 vjeç, kanë vdekur.

Policia gjeti trupin e Damien të hënën dhe po heton nëse e vrau vëllai i tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!