Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të arrestimit të saj, martesës dhe më pas ndarjes me biznesmenin Fisnik Syla. Këngëtarja, gjatë një interviste për mediat në Kosovë, ka thyer heshtjen duke e konsideruar martesën me Fisnikun si “gabimin më të madh në jetë.”
“Njerëzit gabojnë, nuk do ta kisha bërë se ndonjëherë mendoj them jeta të përball me çfarë se pret. Njeriu mendon në mënyrë pozitive që gjithçka ka për të dalë, por ndryshojnë gjërat dhe nuk del si ti e mendon. Filluan disa mosmarrëveshje dhe ishte më mirë me ardhur deri tek ndarja. Pastaj filloj xhelozia.
Mendoj që ishte gabimi më i madh në jetë,” tha Fjolla. E pyetur nëse do të martohej sërish me Sylën, Morina nuk u mendua dy herë teksa u shpreh: “Jo asnjëherë.” Mirëpo, pas kësaj deklarate ka ardhur dhe një reagim nga Fisniku, që duket si një përgjigje e tërthortë për ish gruan e tij këngëtare.
“Mos vuj shumë”, ka shkruar ai shoqëruar me një emoji duke qeshur. “Ka mbaruar gjithçka”, shton biznesmeni krahas një videoje, me në sfond një këngë të Ylli Limanit.
/abcnews.al