Toka mollë sherri në Pogradec, viktima jetonte prej 20 vitesh në Amerikë, u kthye në Shqipëri për të gëzuar pensionin

schedule20:10 - 7 Shtator, 2022

schedule 20:10 - 7 Shtator, 2022

Viktima  Safet Hyskollari 65 vjeç  kishte 20 vite që jetonte e punonte së bashku me bashkëshorten në SHBA.

Kishte një vit që kishte dalë në pension dhe së bashku me gruan ishin rikthyer në fshatin e lindjes për të kaluar vitet e pleqërisë.

Mësohet se që nga rikthimi në fshatin Zervaskë viktima ka pasur konflikte të vazhdueshme me Fatmir Manellarin i dyshuar si autor i vrasjes por nuk dihet nëse palët kanë kërkuar ndihmën e policisë për të zgjidhur konfliktin për një rrugë e një gardh.

I afërmi i 65-vjeçarit që u vra këtë pasdite në një fshat në Pogradec për çështje pronësie ka folur për mediet rreth ngjarjes që tronditi sot Pogradecin.

Ai thotë se viktima,  jetonte në Amerikë dhe se ishte kthyer në Shqipëri prej më pak se një viti.

Sipas tij Hyskollari ka qenë njeri i sjellshëm dhe i qetë.

Viktima

“Ishte njeri serioz, i sjellshëm, i edukuar. Nuk di gjë nëse kishin pasur më parë konflikte. Ka qenë në Amerikë, jetonte atje. S’ka as një vit që ishte kthyer. Ishte njeri i qeshur, njeri pozitiv”, thotë fqinji i viktimës.

Autori dhe viktima nuk kanë pasur asnjëherë konflikt verbal më parë.

Kjo shpjegon  edhe faktin se përse asnjëherë nuk është kërkuar ndihmë në polici. Kokflikti ka ndodhur sot, pasi viktima kishte vendosur disa tuba  shkarkimi për rregullimin e rrugës që e çonte në shtëpi.

Autori pasi e kanë njoftuar të afërm pas punës ka shkuar dhe ka debatuar me viktimën dhe e ka gjuajtur me thikë.

Për vendin që pretendon autori se e ka të tijën nuk ka asnjë dokumentacion por thotë që e kam ai pasi në ish kovaçanën aty ka punuar vite më parë dhe ka zaptuar vendin me pretendimin që e ka ai.

Sakaq Abc mëson se autori, Fatmir Manellari, i cili është në kërkim nga Policia e ka vrarë viktimën në derën e shtëpisë për shkak pronësie. Pasi sipas tij, viktima e kishte spostuar gardhin te prona e tij./abcnews.al/