Kreu i Partisë së Lirisë është ndalur te problemet në sistemin arsimor, gjatë një takimi me strukturat e partisë në Kombinat.
Meta tha se se qeveria nuk i kushton rëndësi arsimit, që ka buxhetin më të ulët krahasuar me rajonin.
Ai shtoi se një qeveri që nuk ka prioritet arsimiin, nuk ka prioritet të ardhmen e vendit.
“Doja ta nisja me vitin e ri shkollor se janë kaq shumë fëmijë që po presin 12 shtatorin, por edhe shumë prindër që janë të angazhuar.
Kam dëgjuar shqetësimet e shumë nënave për cilësinë e sistemit tonë arsimor që është përkeqësuar çdo vit. Agjencitë ndërkombëtare e kanë renditur në rritje treguesin e analfabetëve funksional në Shqipëri. Sistemi arsimor ka dështuar t’i përgatisë nxënësit për tregun e punës.
Libra falas deri në klasë të nëntë ka mbetur vetëm një parullë, se në fakt nxënësit i marrin të përdorur nga ata që kanë qenë para tyre.
Oraret e shkollës fillore janë një problem se shumë prindër duhet t’i marrin fëmijët në 12 dhe të gjejnë zgjidhje kur janë në punë.
Buxheti i arsimit, më i ulëti në rajon, flet më mirë se çdo gjë tjetër. I pari që prek qeveria kur ndryshon buxhetin është arsimi, duke i hequr fondet.
Një qeveri që nuk ka prioritet arsimin, nuk ka prioritet të rinjtë dhe të ardhmen e vendit.
Është dështimi i sistemit arsimor një nga arsyet pse shumë familje largohen, duke kërkuar arsim më të mirë për fëmijët e tyre”, tha Meta.