I mori jetën komshiut për një gardh, detaje nga vrasja në Pogradec, autori ende në kërkim

schedule19:02 - 7 Shtator, 2022

schedule 19:02 - 7 Shtator, 2022

Abc sjell detaje të reja në lidhje me sherrin në Pogradec që përfundoi me një viktimë, dhe me autorin e arratisur.

Viktima Safet Hyskollari ka qenë fqinj me autorin 63-vjeçar, Fatmir Manellari.

Ndërsa mësohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje që dy fqinjët kishin mes tyre për tokat.

Ndërkohe policia ka vendosur pika kontrolli në rrugën Korçë-Pogradec./abcnews.al/