Takimi i Yuri Kim me Nikollën, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

schedule15:36 - 7 Shtator, 2022

schedule 15:36 - 7 Shtator, 2022

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua sot me Ambasadoren e ShBA, Yuri Kim. Gjatë takimit u bisedua mbi prioritetet e sesionit të ri parlamentar dhe fuqizimin e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ambasadorja Kim i uroi Kryetares një sesion të ri parlamentar të suksesshëm.

Lindita Nikolla dhe Ambasadorja Yuri Kim diskutuan mbi prioritetet e sesionit të ri parlamentar, në veçanti mbi rritjen e kontributit të Kuvendit në procesin e integrimit evropian, mbështetjen e reformave për demokratizimin e jetës së vendit, rritjen e integritetit të institucioneve politike si edhe vijimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit të suksesshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!