Shtetet arabe të Gjirit kanë kërkuar që Netflix të heqë të gjithë përmbajtjen që konsiderohet se shkel “vlerat dhe parimet islame dhe shoqërore”. Një deklaratë e lëshuar nga rregullatori saudit i medias dhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit nuk identifikoi në mënyrë specifike përmbajtjen ofenduese.
Por televizioni shtetëror saudit shfaqi video nga shfaqja e animuar “Jurassic ëorld: Camp Cretaceous”, në të cilën dy vajza adoleshente rrëfejnë se e duan njëra-tjetrën dhe puthen. Gjithashtu janë shkëputur dhe disa pamje nga filmi i diskutueshëm francez Cuties, që u shfaq në kronikën e Al Ekhbariya TV.
Televizioni e përshkroi Netflix si “kopertinë kinematografike për mesazhet imorale që kërcënojnë edukimin e shëndetshëm të fëmijëve”. Një video tjetër në faqen e internetit të Al Ekhbariya pretendonte se shërbimi i transmetimit po “promovonte homoseksualitetin duke u fokusuar tepër te ta”.
فيديو | #نتفليكس تروج للشذوذ الجنسي للأطفال تحت غطاء سينمائي..
فهل سيحجب #Netflix في السعودية قريبا؟#نشرة_النهار#الإخبارية pic.twitter.com/kxu5zJ20en
— قناة الإخبارية (@alekhbariyatv) September 6, 2022
“Netflix u kontaktua për të hequr këtë përmbajtje, duke përfshirë përmbajtjen e drejtuar ndaj fëmijëve dhe për të siguruar respektimin e ligjeve,” thuhet në deklaratën e përbashkët nga Komisioni i Përgjithshëm Saudit për Mediat Audiovizive dhe Komiteti i Zyrtarëve të Mediave Elektronike të GCC.
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe publikuan deklaratën edhe përmes qeverive të tyre përkatëse. Ata së bashku me Bahreinin, Kuvajtin, Omanin dhe Katarin, përbëjnë këshillin prej gjashtë vendeve. Lëvizja vjen pasi vendet myslimane në qershor ndaluan filmin “Lightyear”.
Ky vendim erdhi për shkak të një sekuence ku dy personazhe lezbike shfaqeshin duke u puthur. Ndërkohë, YouTube u akuzua muajin e kaluar nga autoritetet saudite se kishte lejuar “reklama të papërshtatshme” që shkelnin vlerat islame. /abcnews.al