Shpërthim i fuqishëm në qytetin ku ndodhet Zaporizhzhia, banorët mbeten pa ujë dhe energji

schedule20:19 - 6 Shtator, 2022

schedule 20:19 - 6 Shtator, 2022

Një shpërthim i fuqishëm në qytetin e pushtuar Enerhodar, ku ndodhet centrali bërthamor i Zaporizhzhia, ka ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike, sipas kryebashkiakut lokal.

Sot në orën 12:20, banorët e Enerhodarit raportuan për një shpërthim të fuqishëm në qytet. Pas kësaj, furnizimi me energji elektrike dhe ujë u zhduk në të njëjtën kohë në Enerhodar”, tha Dmytro Orlov në Telegram.

Më herët sot, ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se Ukraina kishte gjuajtur 20 predha artilerie në qytetin Enerhodar dhe zonën përreth objektit gjatë një periudhe 24-orëshe.

Në konferencën e tij të përditshme ushtarake, Kremlini tha se tre predha ranë në territorin e termocentralit bërthamor, shkruan The Guardian. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!