Bledi Shkëmbi do të jetë trajneri më i ri i Teutës. Ish-kapiteni i durrsakëve do të zëvendësojë kështu Renato Arapin i cili u largua nga djemtë e detit pas rezultateve të dobëta në 3 javët e para të kampionatit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se Shkëmbi do të marrë në dorë frenat e ekipit, ndërsa ditën e sotme ka drejtuar edhe seancën stërvitore.
“Skuadra e Teutës ka vijuar ditën e sotme stërvitjen dhe përpara ekipit është prezantuar nga presidenti i KF Teuta, Edmond Hasanbelli dhe shefi i klubit, Enid Furxhi tranjeri i ri Bledi Shkëmbi i cili e ka drejtuar skuadrën blu dhe në sezonin 2018–2019.
Tashmë, presidenti Edmond Hasnbelli, do t’i besojë për herë të dytë Shkëmbit që aventurën e tij të fundit e kishte në Shqipëri, ku drejtonte klubin e Dinamos në sezonin 2021\2022. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”, shkruan klubi durrsak.
/f.a/abcnews.al