Flamurtari e nisi me humbje sezonin e ri në Kategorinë e Parë, teksa u mposht nga Luzi 2-1. Një disfatë që nuk kaloi pa pasoja te skuadra vlonjate, ku menjëherë trajneri Dritan Resuli dha dorëheqjen.
Sinan Idrizi nuk ka vonuar për të gjetur edhe zëvendësuesin e Resulit, teksa ka menduar të sjellë në stolin e skuadrës kuqezi ish-trajnerin e njohur.
Sipas “Panorama Sport” bëhet e ditur se numri një i klubit do ti besojë skuadrën, Marcelo Troisit, i cili në të kaluarën ka drejtuar kuqezinjtë në vitin 2020 por pa shumë sukses pasi në atë sezon ekipi ra nga Superiorja në Kategorinë e Parë, ndërsa këtë herë do të tentohet ngjitja në “Abissnet Superiore”. /f.a/abcnews.al