BE nënshkruan marrëveshjen, 500 milionë euro të tjera për Ukrainën

schedule14:31 - 5 Shtator, 2022

schedule 14:31 - 5 Shtator, 2022

BE-ja ka nënshkruar një marrëveshje për 500 milionë euro të tjera ndihmë për Ukrainë, që synon strehimin, arsimin dhe bujqësinë, sipas The Guardian.

Përveç paketës së fundit,  Ukraina do të jetë gjithashtu në gjendje të aplikojë në fondin e ekonomisë dixhitale të BE-së për të zhvilluar trajnime dhe industri të teknologjisë së lartë.


Takimi i sotëm në Bruksel do të jetë i pari që kur Ukraina u pranua si kandidate formale për t’u anëtarësuar në BE. Takimi u kryesua nga shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell dhe komisioneri i zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi.

/abcnews.al