Tetë alpinistë kanë humbur jetën, në një përpjekje për tu ngjitur në vullkanin Klyuchevskaya Sopka në lindjen e largët të Rusisë, sipas zyrtarëve lokalë, shkruan The Guardian.
Gjashtë persona ishin raportuar fillimisht të vdekur dhe gjashtë të tjerë besohej se ishin të bllokuar në një zonë tjetër. Por sipas autoriteteve, dy të tjerë vdiqën sipas Roman Vasilevsky, zëvendëskryeministri i territorit të Kamçatkës.
Grupi prej 12 personash u nis të martën për t’u ngjitur në vullkanin më të lartë aktiv të Euroazisë, por nuk 8 prej tyre nuk arritën të shpëtonin pasi ranë nga një lartësi prej 4200 metrash.
Ndërkohë po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.
/abcnews.al