Është larguar trajneri i parë në Superiore për këtë sezon, teksa skuadra e Teutës për shkak të rezultateve të dobëta në 3 ndeshjet e luajtura deri tani ka vendosur të ndërpresë kontratën me Renato Arapin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetën klubi durrsak nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se palët kanë shkëputur marrëveshjen mes tyre.
“Renato Arapi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i futbollit Teuta dhe tranjeri Renato Arapi kanë shkëputur marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Renato Arapi për gjithçka që ka bërë për ekipin tonë, dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen”, shkruan Teuta në rrjetet sociale.
Kujtojmë se djemtë e detit kanë 2 pikë në 3 ndeshje të luajtura, larg pritshmërive të drejtuesve. Teuta ka barazuar me Erzenin dhe Bylisin , ndërsa është mposhtur nga Laçi në sfidën e parë të kampionatit.
/f.a/abcnews.al