Macron dhe Scholz i dërgojnë letër Vuçiçit: Duhet të merrni vendime të vështira për dialogun Kosovë-Serbi

schedule13:59 - 4 Shtator, 2022

schedule 13:59 - 4 Shtator, 2022

Presidenti francez Emnauel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz i kanë dërguar një letër presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Në këtë letër sipas medieve serbe, Macron e Scholz i kanë kërkuar Vuçiçit “gatishmëri për vendime të vështira” në dialogun Kosovë – Serbi.

“Ne po ju dërgojmë këtë letër të përbashkët në një moment me rëndësi vendimtare për sigurinë në kontinentin evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të bindur se, në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, duhet të bëjmë përpjekje edhe më të forta në mënyrë që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet dhe të zgjidhen mosmarrëveshjet e gjata dypalëshe dhe rajonale”, thuhet në letrën e Macron dhe Scholz.

Ata kanë thënë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është thelbësor për Ballkanin Perëndimor, shkruan Express.

“Ju drejtohemi juve si lider i vendit tuaj, për t’ju apeluar që të tregoni vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së. Tensionet e fundit kanë treguar se hapa konstruktivë përpara janë të nevojshëm urgjentisht, si në planin praktik dhe politik”, thuhet në letër./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!