Një pushues grek ka përfunduar në spitalin e Gjirokastrës pasi është rrëzuar nga një mur në kalanë e qytetit.
Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 22:00, në spitalin Rajonal Gjirokastër ka shkuar për të marrë ndihmën mjekësore shtetasi grek K. V., 39 vjeç.
Ky shtetas është rrëzuar nga një mur në kalanë e qytetit Gjirokastër dhe ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
Mësohet se 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës./Abcnews.al/