Malajzia do të kthejë 3 mijë tonë mbeturina

schedule14:00 - 30 Maj, 2019

schedule 14:00 - 30 Maj, 2019

Malajzia do të kthejë në vendet e tyre të origjinës 3 mijë ton mbeturina Brenda këtij viti. Disa nga vendet që do të tërheqin fillimisht mbeturinat përkatëse janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Kina.

Brenda këtij viti, tre mijë ton mbeturina të importuara në mënyrë të paligjshme në Malajzi do të transportohen drejt vendeve të tyre të origjinës, mes të cilave Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Kina. Lajmi u konfirmua për mediat nga ministri për energjinë dhe ambientin gjatë një vizite në Port Kland për të inspektuar 10 kontenierë të vulosur me emrat e vendeve nga vijnë. Ministri theksoi se si Malajzia nuk ka ndërmend të kthehet në një vendgrumbullim mbeturinash për vendet e zhvilluara. Ai i cilësoi si tradhtarë përgjegjësit e këtyre aktiviteteve të paligjshëm që kanë kontribuar në shkatërrimin e ekosistemit të vendit. Ministri theksoi se ishte zbuluar një trafik i paligjshëm mbeturinash drejt Malajzisë, me justifikimin se janë të riciklueshme por pjesa më e madhe e tyre nuk janë. Mbeturinat që janë future në vend pa lejen e qeverisë do të kthehen tek ai që i ka dërguar, shtoi ai.

Çështja e mbeturinave të mbledhura në Malajzi është vetëm ajo e fundit e një serie të gjatë iniciativash të ngjashme të marra nga vende të tjera në jug të Azisë, duke u bërë pritësit e parë të mbeturinave perëndimore pasi Kina nuk i pranon për shkak të pasojave që kanë në ambient.

Një javë më parë, Filipinet arritën një marrëveshje për transportimin drejt Kanadasë të 69 kontenierëve që përmbajnë 1500 ton mbeturina që ishin sjellë në mënyrë të paligjshme në vend nga kompani kanadeze. Në 20 maj presidenca filipinase urdhëroi përfaqësuesit e qeverisë që të shmangnin udhëtimet në Kanada si sanksion për mungesën e respektit të një marrëveshjeje të mëparshme me qeverinë e Otauas për hyrjen e mbeturinave në vend. Mbeturinat duhet të largohen nga porti Filipinas, Subik, brenda këtij muaji./ABC News Albania 24/7