Rregullatori i barnave në Britani ka miratuar përdorimin e vaksinave përforcuese të modifikuara kundër COVID-19 të Pfizer / BioNTech për personat e moshës mbi 12 vjeç, sipas Reuters.
Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor(MHRA) tha se vendimi bazohej në të dhënat nga një provë klinike që tregoi se përdorimi i vaksinave përforcuese shkakton një përgjigje të fortë imune si ndaj Omicron ashtu edhe ndaj llojit origjinal.
/abcnews.al