“Ka ndenjur në garazh, shumë pak e përdorur”, 240 makina ngelin në kolaudim pasi ulën kilometrat: Mashtruesit nuk shpëtojnë dot

schedule14:07 - 3 Shtator, 2022

schedule 14:07 - 3 Shtator, 2022

Ndryshimet në teknikën e kolaudimit të makinave kanë nxjerrë në pah abuzimet e theksuara që bëjnë tregtarët e makinave me uljen e kilometrave të automjeteve që shesin. Siç duket edhe në fotot e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, janë një mori rastesh kur gjatë kolaudimit është zbuluar se makinave i është ndryshua odometri, (matësi i kilometrave që makina ka të instaluar). Pas konstatimit të kësaj anomalie, teknikët i kanë kërkuar pronarëve të makinave që të tregojnë kilometrat e vërteta që kanë automjetet dhe më pas të mund të marrin certifikatën e kontrollit teknik.

Së fundmi 240 mjete nuk e kanë kaluar testin e kontrollit teknik në vetëm 15 ditë, që nga fillimi i implementimit të Certifikatës së re të Kontrollit Teknik, si pasojë e ndërhyrjeve abuzive në odometër. Të gjitha mjetet që rezultojnë me anomali në odometër, me kavo të këputur, me matësa difektoz, do të pajisen me certifikatë kolaudimi vetëm pas rregullimit dhe përditësimit të statusit të kilometrave, si edhe do t’u shënohet historiku real në certifikatë! Kjo e dhënë do të jetë publike duke filluar nga Janari 2023, për çdo të interesuar që kërkon të informohet për një mjet që do të blejë.

Nga janari 2023, çdo mjeti (i përdorur/me km) do targohet për herë të parë vetëm pas leximit me mjete inteligjente dhe dokumentimit në sistem të statusit real fillestar të odometrit.

Njoftimi i bërë nga DPSHTRR:

‼️Epoka kur kolaudimi mbyllte sytë te ulja e kilometrazhit ka marrë fund‼️❌
?2️⃣4️⃣0️⃣ mjete nuk e kanë kaluar testin e kontrollit teknik/janë refuzuar në vetëm 15 ditë, që nga fillimi i implementimit të Certifikatës së re të Kontrollit Teknik, si pasojë e ndërhyrjeve abuzive në odometër! ?
? Të gjitha mjetet që rezultojnë me anomali në odometër, me kavo të këputur, me matësa difektoz, do të pajisen me certifikatë kolaudimi vetëm pas rregullimit dhe përditësimit të statusit të kilometrave, si edhe do t’u shënohet historiku real në certifikatë!
?Kjo e dhënë do të jetë publike duke filluar nga Janari 2023, për çdo të interesuar që kërkon të informohet për një mjet!?
?DPSHTRR mirëkupton rastet kur zotërues të mjeteve rrugore trashëgojnë një status që është abuzuar nga shitësi apo zotërues të mëparshëm, ndaj edhe NXISIM qytetarët që të denoncojnë më tej në polici e në organet kompetente nëse janë mashtruar apo gënjyer në aktin e shitjes e në çmim!
⛔️ Stop uljes së kilometrave!
⭕️ Ndal spekullimit me odometrin!
⚠️ Sistemi i ri përditëson statusin e kilometrazhit dhe nxjerr historikun!
❌ Kush abuzon NGEL në kolaudim!
DPSHTRR mirëpret rikontrolle vullnetare mjetesh për verifikim të kilometrazhit dhe INKURAJON konsumatorët, subjektet, blerës potencial në treg, që të verifikojnë historikun e mjetit rrugor përpara çdo transaksioni! ??
Gjithashtu nga Janari 2023, çdo mjeti (i përdorur/me km) do targohet për herë të parë vetëm pas leximit me mjete inteligjente dhe dokumentimit në sistem të statusit real fillestar të odometrit!
DPSHTRR DO RAPORTOJË TEK HOMOLOGËT E VENDIT TË ORIGJINËS ÇDO RAST!
?? DPSHTRR, gjithmonë në kërkim të rritjes së cilësisë së ofrimit të shërbimit për qytetarin, mbrojtjes së konsumatorit e të tregut automotiv, si edhe standardizimit të proceseve e sistemeve të kontrollit të flotës dhe të shërbimeve të transportit rrugor në Republikën e Shqipërisë!
? www.dpshtrr.gov.al
#DPSHTRR #MIE #QKT #Odometri #StopAbuzimitMeKilomerazhin ? #AutomotorizimiShqiptar ??

/abcnews.al/