Shembjet tek “Prestige Resort”, Meta thirrje Ramës: Boll e nxive imazhin e Shqipërisë

schedule11:28 - 3 Shtator, 2022

schedule 11:28 - 3 Shtator, 2022

TIRANË – Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta edhe sot ka pasur një reagim të ashpër kundër ndërhyrjes së IKMT tek pishinat e “Prestige Resort” pas pretendimeve se janë ndërtuar pa leje.

Ish-Presidenti, teksa ka shpërndarë lajmet e mediave polake për atë që po ndodh, Meta shkruan se po bëhemi gazi i botës në mediat e huaja për shkak të pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës.

Ai i bën thirrje Ramës të ndalojë së nxiri imazhin e Shqipërisë dhe shkatërruar turizmin shqiptar.

“Në vend të promovojmë vlerat më të mira dhe atraktive të turizmit shqiptar, që këtë vit lëngoi më shumë se kurrë për shkak të mosmbështetjes nga Qeveria, po bëhemi gazi i botës në mediat e huaja për shkak të pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës, që në kulmin e sezonit turistik çon rruspat e antiligjit në një nga investimet më dinjitoze në Adriatik. Boll e nxive imazhin e Shqipërisë dhe shkatërrove turizmin shqiptar!”, shkruan Meta.

/abcneës.al/