Rama në Kuvend: 30 qershori nuk negociohet

schedule12:10 - 30 Maj, 2019

schedule 12:10 - 30 Maj, 2019

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij të vendosur për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Zgjedhjet e 30 qershorit nuk negociohen, data buron nga kushtetuta si përcaktim në dekretin e Presidentit bazuar mbi Kushtetutën”.

Nga foltorja e Parlamentit ku foli për progres raportin e Shqipërisë, kreu i qeverisë shigjetoi opozitën rrugore siç e cilësoi ai se është e vendosur në përpjekjen e saj destruktive të Shqipërisë.

“Mes rekomandimit pa kushte për çeljen e negociatave për anëtarësim dhe vendimit politik ka një hapësirë jo vetëm kohore dhe subjektivizmi politik ku Shqipërisë i takon të bëjë të vetën dhe partitë të jenë bashkë në një zë.

Të dëgjosh reagimet e opozitës rrugore në raport me raportin e progresit tregon që jo vetëm nuk ka vullnet për të bashkuar zërin me të gjithë ne që jemi këtu e gjithë shqiptarët që mbi 90% e tyre duan Shqipërinë në BE. Është shumë e qartë që ka një vendosmëri për të vijuar përpjekjendestruktive dhe furnizimin me alibi e justifikime negative pëp arsyen e  tyre. Nuk e duan zgjerimin e Evropës dhe çeljen e negociatave me Shqipërinë. Është e pakuptimtë se negociatat nuk janë të një partie e qeverie, nuk janë sa një mandat qeveritar dhe ky nuk është proces i një pale ku të gjithë kanë pasur rolin tyre edhe ta kthesh në peng të një ndërmarrjeje politike qorre duke veshur jelekët, bomba molotv dhe në fund të mos lësh popullin të bëjë zgjedhje. Është e paparë në asnjë vend që ka bërë këtë proces”.

Dhe në këtë kontekst rama theksoi se kundërshtarin nuk e zgjedh, por e përballon.

 “Ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër, ata nuk janë të zgjedhurit tanë. Kundërshtarin nuk e zgjedh, kundërshtarin e përballon. Ne përballemi si kundërshtarë ndërsa jashtë kësaj salle na duhet të përballemi më një forcë që na trajton si armiq”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!