Ylli Limani risjell hitin legjendar, Orinda Huta i dedikon fjalët më të bukura

schedule18:43 - 1 Shtator, 2022

schedule 18:43 - 1 Shtator, 2022

“Tani e di” është një nga këngët “himn” të Orinda Hutës, e cila dëgjohet ende në ditët e sotme edhe pse kanë kaluar dy dekada.

Duket se këtij hiti nuk i ka rezistuar as këngëtari shumë i dashur nga publiku, Ylli Limani, i cili e ka sjell në një version “cover” vetëm me kitar.

“Pak muzikë në këto ditë të errëta”, ka shkruar Ylli krahas videos, që është pëlqyer pafund.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Ndërkohë, Orinda e ka ripostuar në Instastory dhe e ka shoqëruar me një sër komplimentash.

“Po unë, që i pëlqej të gjitha këngët e tua dhe zërin tënd të bukur”, ka shkruar Huta./abcnews.al