Asus prezanton laptopin e parë me ekran të palosshëm

schedule15:05 - 1 Shtator, 2022

schedule 15:05 - 1 Shtator, 2022

Asus ka lançuar Zenbook 17 Fold OLED, një laptop me një ekran të palosshëm. Pajisja ka një ekran OLED me prekje 17.3 inç të palosshëm. Kompania thotë se ekrani me prekje paloset në një madhësi kompakte 12,5 inç, duke e bërë atë më të vogël se një fletë letre fotokopjuese për ta mbajtur në çantë.

Kompania tajvaneze Asus ka lançuar Zenbook 17 Fold OLED, një laptop me një ekran që paloset në mes

Laptopi pritet të dalë në treg për një çmim 3,499 dollarë. Zenbook 17 Fold OLED u jep përdoruesve dy madhësi të ekranit OLED në një pajisje – një ekran të madh me prekje 17,3 inç 2,5K që paloset në mes. Kur mbyllet plotësisht, është një pajisje portative 12,5 inç që është më e vogël se një fletë letre fotokopjuese.

'Pajisja futuriste', e lansuar në IFA Berlin të mërkurën, ka një ekran me prekje të palosshme 17,3 inç që mund të ndahet në ekrane të ndryshëm

Kur shpaloset, përdoruesit mund ta ndajnë gjithashtu ekranin në segmente që secili shfaq aplikacione të ndryshme – për shembull, Excel, Outlook dhe Google Chrome. Zenbook 17 Fold OLED u zbulua për herë të parë në janar në CES 2022 në Las Vegas, por Asus e ka lansuar zyrtarisht pajisjen në IFA Berlin.

/abcnews.al