Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka deklaruar se Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt.
Në fjalën e tij gjatë edicionit të parë të Panairti të Verërave, Vuçiç tha se në kuadëer të kësaj nisme, do të punohet për qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë dhe serbët.
“Këtë e kemi arritur të gjithë së bashku, duke qenë se e njoh, unë jam një verëdashës më i madh se këta dhe kam qenë në më shumë vende. Sot kemi diçka për të qenë krenarë. S’mund të jemi më mirë se kaq, ia dolëm ta bënim këtë gjë. Hapa të mëdhenj patjetër që do të vijnë më pas, kur lexoni në broshura kuptoni që ky event është organizuar nga qeveria jonë. Nuk është burokratike dhe dua t’ju them që këtu janë investuar qindar emra, të cilët kanë kuptim për ne, pavarësisht se për publikun nuk kanë asnjë kuptim. Nuk kam parë asnjëherë panair më të bukur se ky. Dua të them dhe diçka mjaft personale, përpara se ta deklarojmë të hapur këtë panair, ideja jonë gjithmonë ka pasur kritika, ka pasur nga ata që kanë dashur të gjejnë gjilpërën në kashtë. Nuk mund të luftosh diçka që vjen natyrshëm, Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt, do të vijojmë të punojmë më fort. Do të punojmë për shqiptarët, maqedonasit e të gjithë qytetarët e Serbisë”, tha presidenti serb. /abcnews.al