Kremlini ka dënuar vendimin e ministrave të jashtëm të BE-së për të pezulluar një marrëveshje për lehtësimin e vizave të vitit 2007 me Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë, e cila do t’i bëjë vizat për rusët që udhëtojnë në bllok më të shtrenjta, ndërsa do të zgjasë kohën për marrjen e tyre, sipas mediave të huaja.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov paralajmëroi për kundërmasa të mundshme.
“Kjo është negative për rusët. Do të marrë më shumë kohë dhe do të jetë më e vështirë për të marrë viza,” u tha ai gazetarëve, duke thënë se kjo do ta bënte situatën më të vështirë edhe për europianët.
“Një tjetër vendim qesharak në një seri absurditetesh të vazhdueshme,” tha ai.
/abcnews.al