Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha “ndez motorët” për zgjedhjet lokale: Procedurat demokratike që ne bëjmë kanë rëndësi jetike

schedule13:08 - 1 Shtator, 2022

schedule 13:08 - 1 Shtator, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar si një moment mjaft të rëndësishëm për partinë, fushatën për zgjedhjet lokale.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë, Berisha tha se procedurat demokratike që PD bën janë jetike për një shtet ku vota po zhduket.

Ai i quajti primaret shpresë për Shqipërinë “dritë shprese për demokracinë dhe shqiptarët”, që mbahen në kushte shumë të vështira.

“Ne si PD kemi fillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. Imagjinoni ju, se çfarë rëndësie jetike kanë procedurat demokratike që bëjmë ne, në një shtet mafioz ku shkelmohet vota, ku partia rivale ka ndaluar votën brenda saj. Këto primare dhe kjo procedurë janë dritë shprese për demokracinë dhe shqiptarët. Mbahen në kushte shumë të vështira, por kanë shpirtin e pluralitetit në vete, kanë fundin e kryetarokracisë. Duhet të bëjmë gjithçka për një procedurë sa më transparente të zgjidhen kandidatet më të mirë me votën e lirë”, tha Berisha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!