Edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtarë bëri bashkë në paradën “Sunshine” në sheshin “Skënderbej”artistët e 8 trupave përfaqësuese. Kjo paradë rezultoi një spektakël i veçantë, pasi artistët e cirkut dhe maskotat krijuan një atmosferë festive për fëmijët.
Klau’s Film Association dhe Teatri i Metropolit, në kuadër të edicionit të dytë të Festivalit të Kukullave organizuan paradën e madhe Sunshine në Sheshin Skënderbej. Artistët e 8 trupave pjesëmarrëse në festival me flamuj në duar dhe veshje tradicionale si Italia, Spanja, Meksika, Izraeli, Anglia, Polonia, Kina dhe Shqipëria parakaluan nga Cirku Kombëtar, në sheshin Skënderbej dhe përgjatë Bulevardit.
Kësaj parade ju bashkuan artistë të Ansamblit Folklorik Tirana me veshje popullore, tupa dhe flamuj të të gjitha shteteve pjesëmarrëse, maskota të ndryshme dhe performancat e artistëve të Cirkut Kombëtar. Atmosfera në sheshin Skënderbej ishte elektrizuese dhe festive për fëmijët dhe prindërit të cilët ju bashkuan festës dhe më pas shijuan shfaqjen e trupës së Polonisë në shesh. /ABC News Albania 24/7