Këto ditë janë kaotike për familjen Pogba. Mathias i është vënë kundër vëllait të tij Paul Pogba, me mesfushorin kampion bote me Francën i cili akuzon vëllain e tij si kreun e një grupi të strukturuar për të “thithur” paratë e tij.
Nga ana tjetër, Mathias Pogba kërcënon se do të publikojë fakte të cilat tregojnë se mesfushori i Juventus është një mashtures dhe të gjithë do të njohin fytyrën e vërtetë të tij, shkruan Abc Neës.
Pjesë e klubit francez Tours në sezonin 2018/2019 ishte Mathias Pogba dhe presidenti i klubit Ettori ka refuzuar të punonte me të dhe ka shkëputur kontratën me lojtarin, ku që nga ajo periudhë Mathias i ka borxh 80 mijë euro nga kjo prishje kontrate.
Presidenti i klubit francez ka theksuar këtë herë se koka e kësaj “bande” është mamaja e tyre.
“Kontrata me Mathias u ndërpre në mes, shuma që ai i detyrohet klubit është 80 mijë euro. Kjo shumë nuk është paguar kurrë. Numri një i “bandës” në familjen Pogba është mamaja. Ajo lëviz dhe udhëheq gjithçka”, është shprehur ai./ h.ll/abcnews.al