FOTO/ Dalin pamjet e rënda nga krimi që tronditi Tiranën, çifti i bashkëshortëve të pajetë brenda agjencisë

schedule20:12 - 30 Gusht, 2022

schedule 20:12 - 30 Gusht, 2022

Krimi në familje tronditi këtë të martë Tiranën. Arsen Muskurti qëlloi për vdekje vëllain e tij, Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë zonës së “Myslym Shyrit” ne kryeqytet, në ambientet e një agjencie turistike që ishte në pronësi të viktimave. Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për abcnews.al  pamjet pak pas momentit të vrasjes.

Menjëherë pas krimit, autori u largua nga vendi i ngjarjes. Ai u arrestua disa orë më vonë, në zonën e “5 Majit” në kryeqytet. Operacionit për kapjen e tij iu bashkuan edhe forcat RENEA.

Si ndodhi ngjarja

Gjithçka ka ndodhur për shkak të konflikteve të hershme familjare që autori dhe viktimat kishin me njëri-tjetrin.

Dy vëllezërit kishin bizneset pranë në rrugën “Islam Alla”. Burimet i thanë abcnews.al se ata janë konfliktuar dy ditë më parë. Ndërsa ditën e sotme konflikti agravoi në përdorimin e armës së zjarrit.

Arsen Muskurti është futur në ambientet e agjencisë turistike dhe ka qëlluar në drejtim të vëllait dhe kunatës, Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti. Për pasojë çifti i bashkëshortëve kanë humbur jetën menjëherë.

Dyshohet se autori ka qëlluar pesë herë ndaj tyre. Menjëherë pas krimit të rëndë ai u arratis, ndërsa u arrestua më vonë në zonën e “5 Majit”.

g.v/abcnews.al