Sindikata e Punonjësve të Universiteteve në Shqipëri kanë hartuar një peticionin. Ata i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministres së Arsimit Evis Kushi dhe rektorëve të universiteteve ku parashtrojnë një sërë kërkesash.
Ndër të tera, sindikata kërkon rritjen e pagave për pedagogët, rritjen e financimit për kërkimin shkencor; rritjen e shtesave mbi pagë për “Dëmshmëri shëndeti në punë”; rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare.
SPUSH thekson se këto janë vetëm një pjesë e problemeve që kanë universitete në vend, ndërsa kërkon reflektim nga ana e institucioneve përgjegjëse.
Nëse kërkesat nuk plotësohen, sindikata paralajmëron ndërprerjen e mësimit në tetor.
/abcnews.al