PSG nuk i ka shuar ende shpresat për të arritur te Milan Skriniar. Sipas “FoootMercato” raportohet se lojtari i Interit mbetet prioriteti i parizienëve.
Idea e PSG-së është shumë e qartë. Takim ballë për ballë i presidentit Nasser Al-Khelaifi me Steven Zhang për të tentuar gjetjen e marrëveshjes për transferimin e Skriniar në Ligue 1.
Kampionët francezë gjatë gjithë kësaj merkatoje kanë tentuar të arrijnë një marrëveshje me zikaltrit për lojtarin dhe mes negociatave nuk u arrit asgjë, dhe kur dukej se gjithçka ka marrë fund PSG shfaqet sërish me të njëjtën pistë.
Drejtuesit janë të vendosur të mos e lënë sllovenin të largohet, por takimi i drejtpërdrejtë mes dy presidentëve mund të ndeze dritën jeshilë për një transferim të mundshëm që me shumë gjasa mund të provohet sërish në merkatën e janarit, pasi lojtari pëlqehet shumë nga tekniku Galtier. /f.a/abcnews.al