Sergej Milinkovic-Savic është një nga lojtarët më të kërkuar te skuadra e Lazios gjatë merkatos viteve të fundit.
Juventusi apo dhe Manchester United kanë qenë skuadrat në “pole-position” për të siguruar shërbimet e lojtarit, por Lazio ka pasur gjithmonë pretendime të larta financiare që kanë penguar edhe largimin e lojtarit në një tjetër skuadër.
Klubi kryeqytetas është i vendosur të mos lëshojë lojtarin nëse në zyrat e klubit vjen ndonjë ofertë më pak se 100 milionë euro.
Në lidhje me këtë shifër që Lazio pretendon të fitojë nga shitja e Milinkovic-Savic ka folur edhe vetë agjenti i lojtarit, Mateja Kezman, i cili është treguar shumë i sinqertë, teksa ka theksuar se një shumë e tillë është e lartë duke marrë parasysh se të kaltrit nuk kanë fituar tituj europiane të rëndësishëm.
“Klubi i Lazios nuk ka fituar trofe madhorë në Europë dhe në këtë formë mendoj se kërkesa prej 100 milionë eurosh është e ekzagjëruar. Në klubin e Juventus të gjithë e duan Milinkovic dhe në të shkuarën ka pasur kontakte të shumta. Por, e vërteta është se për momentin projekti Milinkovic për ta është shumë i shtrenjtë, në këtë pikë drejtuesit bardhezi janë treguar shumë të qartë”, është shprehur agjenti i lojtarit. /f.a/abcnews.al