Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga biznesmen në i “arratisur gangster”, si u transformua turku i shumëkërkuar pas një viti qëndrimi në Shqipëri

schedule12:00 - 30 Gusht, 2022

schedule 12:00 - 30 Gusht, 2022

Themeluesi i arratisur i platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, i cili kërkohet me buletin të kuq, është kapur në Shqipëri.

Në njoftimin e bërë nga ministria turke, thuhet se ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledar Çuçi, në orët e mëngjesit e ka njoftuar homologun e tij turk, Süleyman Soylu, se Özer është kapur në qytetin e Vlorës dhe se identiteti i tij është konfirmuar nga rezultatet biometrike.

“Kanë nisur procedurat e ekstradimit të Faruk Fatih Özer në Türkiye nga Departamenti i Interpolit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë”, thuhet në njoftim.

ABC ka sigurua edhe pamjen se si ishte transferuar pas një viti qëndrimi në Shqipëri “bosi” turk i kriptomonedhave. Faruk Ozer është transformuar tërësisht nëse e krahasojmë më fotot e mëparshme dhe videot ku ia prononcohej si CEO i kompanisë Thodex.

Siç shihet në pamjet, turku nga një biznesmen i ri dhe inovativ, që arriti të ngrejë një kompani gjigante, është kthyer në një figurë që më shumë i ngjan një personi “gangster” në arrati.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!