Zbulohet romanca e re në Hollywood, çifti i ri për të cilin po flasin të gjithë

schedule08:58 - 30 Gusht, 2022

schedule 08:58 - 30 Gusht, 2022

Mbajtja e një lidhjeje të fshehtë në Hollywood, veçanërisht kur je aq e famshme sa Jennifer Aniston dhe Jon Hamm, nuk mund të jetë e lehtë. Megjithatë, së fundmi, mediat australiane kanë raportuar se diçka ka nisur mes dyshes së famshme, të cilët kanë pasur disa takime sekrete.

Dy aktorët njihen prej shumë vitesh, por Aniston ka qenë e fejuar. “Nuk ka dyshim se Jon është plotësisht i mahnitur nga Jen”, tha burimi për Women’s Day. Aniston dhe Hamm thuhet se u afruan gjatë produksionit të “The Morning Show”, të cilit Hamm iu bashkua për një sezon të tretë.

Jennifer Aniston Hair-Care Routine: The Products She Swears By, According  to Her Longtime Pros | Vogue

Jennifer Aniston, 53 vjeç dhe Jon Hamm, 51 vjeç, njihen prej vitesh dhe jo vetëm që të dy kanë karrierë të suksesshme, por edhe një listë të gjatë lidhjesh të dështuara. Në rastin e Aniston, e njohur për rolin e saj si Rachel Greene në ‘Friends’, ajo ka pasur romanca me Brad Pitt, Paul Rudd dhe Justin Theroux.

Nga ana tjetër, Hamm ishte në lidhje me Anna Osceola, e cila luajti rolin e partneres së tij në “Mad Men” si dhe Jennifer Westfeldt.

The Morning Show: Jon Hamm to Play 'Corporate Titan' in Season 3

Are Jennifer Aniston & Jon Hamm Dating? Details About The Claims | YourTango

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!