E mitura u përdhunua nga një grup burrash për shtatë orë në Kosovë, 26-vjeçari figurë e njohur për policinë

schedule08:28 - 30 Gusht, 2022

schedule 08:28 - 30 Gusht, 2022

Njëri nga pesë të dyshuarit për dhunimin dhe përdhunimin e vajzës 11-vjeçe në Prishtinë, Ekrem Rexhepi (26-vjeç), figuron personazh i njohur për vepra penale të ngjashme për policinë e Kosovës, thuhet në dosjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

11-vjearja dyshohet se u përdhunua të shtunën nga pesë persona.

Lexo edhe: Gjykata vendos masën e paraburgimit për dy personat e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

Katër nga të dyshuarit janë arrestuar, në mesin e të arrestuarve është Ekrem Rexhepi dhe vëllai i tij i mitur, të dyve dje u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, veç e veç.

Sipas prokurorisë, Ekrem Rexhepi “në databazën e policisë dhe prokurorisë figuron si i dyshuar edhe për vepra penale të ngjashme dhe po ashtu edhe për shumë vepra penale tjera”, transmeton Gazeta Express.

Të hënën në mbrëmje u konfirmua arrestimi i dy personave tjerë të dyshuar për dhunimin e vajzës, ndërsa policia më vonë njoftoi për identifikimin e personit të pestë të dyshuar, i cili sipas policisë është kërkuar në shtëpi por nuk është gjetur.

“Lidhur me rastin e “ dhunimit” policia deri në këtë fazë ka arrestuar gjithsej katër (4) persona, personi i pestë (5) është identifikuar, është kërkuar në shtëpinë e tij, nuk është gjet në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor”, ka njoftuar policia mbrëmjen e së hënës.

Sipas dosjes se Prokurorisë, e mitura ka thënë se 5 burrat e rrahën dhe e përdhunuan në grup për 7 orë. Kjo ngjarje ka tronditur mbarë opinionin publik në Kosovë dhe në Shqipëri.

Ndërsa në Kosovë janë paralajmëruar protesta për të kërkuar drejtësi për 11-vjeçaren si edhe për të ndërgjegjësuar shoqërinë për të evituar abuzime të tilla në të ardhmen./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!