“Mjekë për Shqipërinë”, Rama : Punësimet nuk i bën partia, por meritokracia

schedule15:04 - 28 Maj, 2019

schedule 15:04 - 28 Maj, 2019

Është depolitizuar sistemi i punësimit në arsim e shëndetësi. Kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama në prezantimin e portalit “Mjekët për Shqipërinë” sipas të cilit është një sistem transparent dhe i hapur për të gjithë.

“Të futeshe në punë si infermiere nuk kishe shans, nëse nuk propozoheshe nga parti politike”.

Ka ndryshuar sot, thotë kryeministri Edi Rama sipas të cilit nuk vlejnë miqësitë me partitë , qeverinë dhe as paratë nën dorë. Kush do të punësohet në sistemin shëndetësor duhet t’i drejtohet portalit “Mjekë për Shqipërinë” dhe është meritokracia që bën renditjen e të interesuarve.

“Strukturat përkatëse publike i drejtohet portalit në bazë të rankimit dhe shikon klasifikimin dhe nuk merr dot më poshtë për të lënë ata më lart se përmbajtja është publike”.

Në prezantimin e këtij sistemi të ri online, kryetari i qeverisë tha se sot 1400 infermierë janë punësuar me këtë sistem.

“Sot 1400 infermierë e profesionistë janë punësuar më këtë sistem pa pasur nevojë të bëjnë asgjë, të kapin asnjë për krahu dhe të fusin dorën në xhepin e asnjë prindi”.

Aktualisht ka 112 vende të lira dhe të gjithë mund të aplikojnë dhe në bazë të rankimit do të punësohen.

Procedurat janë të thjeshta e të shpejta të cilat nuk lejojnë që rradhitja të ndryshojë padrejtësisht sqaron ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Portali është shumë i thjeshtë janë 4 hapa të thjeshtë, regjistrohu, ngarko dokumentat, krijo profilin tënd, kërko për vendet vakant dhe aplikon. Procedurat janë të thjeshta edhe për kohën e përgjigjes. Do të jenë 5 ditë afati i pranimit të dokumentacionit, komisioni vlerëson dhe për dy ditë njofton”.

Ata që çojnë nëpërmend të abuzojnë me portalin, kryeministri Rama i paralajmëron se kush shkel ligjin largohet nga puna dhe shkon për ndjekje penale. /ABC News Albania 24/7

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!