Ministrja e Energjisë së Belgjikës ka paralajmëruar se vendet e BE-së do të përballen me “pesë deri në dhjetë” dimra të tmerrshëm nëse nuk bëhet asgjë për të ulur çmimet e gazit natyror, shkruan BBC.
Ka pasur thirrje të vazhdueshme për një kufi të çmimit të gazit në mbarë BE-në dhe shkëputjen e tij nga çmimi i energjisë elektrike. Shtetet e BE-së janë duke luftuar me rritjen e çmimeve të energjisë që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.
Vendet perëndimore që mbështesin Ukrainën po përpiqen të ulin sasinë e gazit dhe naftës rus që importojnë. Rusia, e cila furnizoi BE-në me 40% të gazit të saj vitin e kaluar, ka kufizuar furnizimet.
Ministrja belge e Energjisë Tinne Van der Straeten shkroi në Tëitter se çmimet e gazit në Europë duhet të ngrihen urgjentisht, duke shtuar se lidhja midis çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike duhet të reformohet.
“Pesë deri në dhjetë dimrat e ardhshëm do të jenë të tmerrshëm nëse nuk bëjmë asgjë,” tha ajo. “Ne duhet të veprojmë në nivel europian dhe të punojmë për të ngrirë çmimet e gazit.”
Çmimet e energjisë elektrike kanë qenë gjithashtu në rritje në Evropë dhe kanë arritur nivele rekord këtë javë. Gazi është burimi kryesor i prodhimit të energjisë elektrike. Gazi natyror ende përdoret gjerësisht për të prodhuar energji elektrike. Për shkak se çmimet e gazit janë rritur, kjo kushton më shumë.
Në mënyrë domethënëse, ky çmim përdoret kur blihet energji elektrike me shumicë edhe kur vjen nga burime shumë më të lira të rinovueshme. Synimi i Gjermanisë është të mbushë kapacitetin e tij të gazit në 85% deri në tetor. Për ta bërë këtë, ajo ka zbatuar masa për kursimin e energjisë.
Ministri i Ekonomisë Robert Habeck tha se masa të tilla, së bashku me blerjen e gazit nga furnizuesit alternativë i kishin mundësuar Gjermanisë të përmbushte qëllimin e saj më shpejt të ishte e mundur.
Ai vlerësoi se objektivi prej 85% mund të arrihet deri në fillim të shtatorit.
/abcnews.al