Një mision nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së është rrugës për në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, tha kreu i organizatës.
Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) tha se ekipi pritej të mbërrinte në termocentral më vonë këtë javë.
“Ne duhet të mbrojmë sigurinë e objektit më të madh bërthamor të Ukrainës dhe Evropës”, shkroi ai në Twitter.
The day has come, @IAEAorg‘s Support and Assistance Mission to #Zaporizhzhya (ISAMZ) is now on its way. We must protect the safety and security of #Ukraine’s and Europe’s biggest nuclear facility. Proud to lead this mission which will be in #ZNPP later this week. pic.twitter.com/tyVY7l4SrM
— Rafael MarianoGrossi (@rafaelmgrossi) August 29, 2022
Centrali bërthamor është pushtuar nga trupat pushtuese ruse që nga marsi.
Luftimet rreth objektit në juglindje të Ukrainës kanë çuar në rritjen e shqetësimit global mbi sigurinë e vendit.Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e zonës. /abcnews.al