Conte: Son po vuan për të shënuar, do doja burrë si ai për vajzën time

schedule20:22 - 28 Gusht, 2022

schedule 20:22 - 28 Gusht, 2022

Tottenham triumfoi 2-0 në transfertë me Nottingham Forest dhe heroi ishte Harry Kane, autor i të dy golave për londinezët.

Pas ndeshjes trajneri Antonio Conte u ngacmua për faktin që nuk po shënon dot Son Heung-Min dhe italiani deklaroi:

“Tani ai po vuan sepse nuk po shënon, por do jetë pjesë e vizionit tim të futbollit. Nëse më duhet të gjej një burrë për vajzën time, do të doja që ai të ishte një njeri si Son Heung-min”. / abcnews.al