Marrëveshja Kosovë-Serbi, Begaj: Mirënjohje për mbështetjen e BE dhe SHBA

schedule20:00 - 27 Gusht, 2022

schedule 20:00 - 27 Gusht, 2022

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për mjetet e identifikimit.

Begaj shkruan se marrëveshja është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve.

“I kënaqur kur dëgjova lajmet për marrëveshjen që lehtëson udhëtimin mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve. Mirënjohje për dialogun që çon në rezultate konkrete dhe mirënjohës për mbështetjen BE dhe SHBA-së.”- shkruan Begaj.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve, bëri të ditur shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Kjo marrëveshje nënkupton se Serbia, pas 11 vjetësh, do të ndalë së lëshuari dokument për hyrje-dalje për shtetasit e Kosovës, kur ata hyjnë në territorin e saj.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!