Dhuruan spektakël në “Sunny Hill”, artistët italianë bëjnë shqiponjën me duar: O vëlla, jemi shokë

schedule09:41 - 27 Gusht, 2022

schedule 09:41 - 27 Gusht, 2022

Reperi italian, Fedez interpreti mbrëmë në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”. Festivali do të vazhdojë gjatë fundjavës, te parku i Liqeni Artificial, me të tjerë artistë të huaj dhe shqiptarë. Para se të performonte në skenë, Fedez ka dhënë dhe një mesazh për shqiptarët.

Ai ka publikuar një video me artistin tjetër italian, Tananai, i cili gjithashtu interpretoi mbrëmë, teksa thonë: “O vëlla jemi shok”, ndërsa kanë bërë dhe shqiponjën me duar. Reperi dhuroi spektakël duke interpretuar disa nga hiteve të tij përpara adhuruesve të muzikës që ishin në festival.

Mes të tjerash, ai shkaktoi të qeshura teksa zbuloi fjalën e vetme që dinte shqip. “E vetmja fjalë që di shqip është “Të q*fsha robt”. Ia thashë dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës” tha ai. /abcnews.al