Asllani: Lazio ekip i vështirë, me Hysajn ndërrojmë fanellat gjithmonë

schedule14:16 - 26 Gusht, 2022

schedule 14:16 - 26 Gusht, 2022

Interi përballet sonte me Lazion dhe në fushë mund të jenë edhe shqiptarët Kristjan Asllani e Elseid Hysaj. Mesfushori i zikaltërve ka folur për kanalin e Serie A:

“Kur ai erdhi te Empoli, gjithashtu erdha edhe unë. Unë isha 7 vjeç dhe ai ishte 15. Është gjithmonë kënaqësi kur luajmë kundër njëri-tjetrit. Ne gjithnjë kemi ndërruar fanellat. Është shok me mua.

Kundër Lazios do të jetë e vështirë, pasi janë një ekip shumë i fortë. Duhet ta përgatisim mirë dhe të imponojmë lojën tonë. Duhet të bëjmë gjërat që na kërkon trajneri dhe të marrim tre pikët në shtëpi”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!