Policët me trajtuan shumë mirë! Sfidon “gangsterja” nga Bilishti pasi i doli pija: Hajdeni më gjeni! Unë ia dal mbanë…

schedule15:39 - 25 Gusht, 2022

schedule 15:39 - 25 Gusht, 2022

Dezi dhe Xhesi, 2 motrat gangstere nga Bilishti janë bërë kryefjalë në media online pasi udhëtonin gjatë orëve të vona të natës me makinë dhe nën efektin e alkoolit bërtisnin, duke shqetësuar qytetarët, të cilët edhe i ofendonin.

Motrat nuk janë kursyer në ofendime dhe të shara as ndaj efektivëve të policisë të cilët i shoqëruan në komisariat pas denoncimit të fqinjëve.

Lexo edhe: Shkëlqimi i Instagramit dhe “mjerimi” i dy motrave gangstere në Bilisht: Ato reklamojnë luksin, por prindërit jetojnë në shtëpi të blerë me kontributet e bamirësve

Në qytetin e vogël të Bilishtit ato janë të njohura për sjelljen e tyre “gangstere” dhe jetën e shfrenuar të natës.

Lexo edhe: FOTO-EMRI/ Kjo është 27-vjeçarja që prishi qetësinë publike dhe fyeu policët bashkë me motrën në Bilisht, në 2018-n i dogjën makinën

Pasi morën vëmendjen e gjerë të mediave, ka qenë Deizi ajo që ka reaguar nëpërmjet një InstaStory.

Ajo thotë se është lënë e lirë dhe se e kanë trajtuar në komisariat  më mirë nga se duhet, teksa I bën thirrje kujt do që ka problem me të ta gjejnë, sepse sipas saj “kush ka problem me të di se ku ta gjej”.

“Përshendetje. Jam Deizi Arapi. Kam parë shumë lajme nga më të ndryshmet. Po unë jam gangsteria! Sapo jam në gjendje të lirë dhe po kthehem në shtëpi. Ansnjë nga lajmet nuk është i vërtetë. Gjithsesi unë këtu jam, kush ka problem di ku të më gjej. Unë jam rrugës për në shtëpi, më kanë trajtuar më mirë seç duhet. Mos u merrni me llafe sepse unë ja dal mbanë, po ju ç’do bëni”, shprehet Dezi në InstaStory.

Dy motrat u arrestuan më 23 gusht nga policia në Bilisht, pasi në mënyrë të vazhdueshme kishin prishur qetësinë publike, ndërsa kanë qenë nën efektin e alkoolit.

Lexo edhe: Motrat gangstere nga Bilishti, Dezi dhe Xhesi bëheshin tapë dhe “ngrinin në këmbë” qytetin gjithë natën

Dezi Arapi dhe Xhesika Arapi, përkatësisht 27 dhe 23 vjeçe, kundërshtuan gjithashtu efektivët e policisë gjatë shoqërimit në komisariat, duke i sharë dhe ofenduar.

Dy motrat udhëtonin gjatë orëve të vona të natës me makinë dhe nën efektin e akoolit bërtisnin, duke shqetësuar qytetarët, të cilët edhe i ofendonin.

Të rejat janë të njohura në qytetin e vogël të Bilishtit për sjelljen e tyre “gangstere”.

Ndërkohë, në vitin 2018-të Dezi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”.

Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave./abcnews.al/