U shpall kampione e Europës, Luiza Gega merr titullin e veçantë nga Bashkia e Bulqizës

schedule15:48 - 25 Gusht, 2022

schedule 15:48 - 25 Gusht, 2022

Luiza Gega ai doli të ngrinte lart flamurin shqiptarë në Mynih, teksa u shpall kampione e Europës në garën e 3.000 metrave me pengesë duke bërë krenarë çdo shqiptarë anembanë botës.

Jo vetëm kaq, por me kohën 9,11.31, atletja 33-vjeçare vendosi edhe një rekord sa i takon kampionateve europiane duke e bërë edhe më “ulëritës” suksesin e saj.

Gega u prit nga tifozë të shumtë në bulevard teksa në nder të saj u organizua edhe një ceremoni në ambientet e kryeministrisë.

Megjithatë, jehona e suksesit të Luiza Gegës mbetet aktuale dhe së fundmi, atletja është nderuar edhe në vendin e origjinës së saj, teksa pas një mbledhje të jashtëzakonshme, Bashkia Bulqizë, iu akordua titulli “Qytetar Nderi” i Bashkisë Bulqizë.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!