“Do të djeg me benzinë”, zbulohet plani i frikshëm i të riut për të dashurën: Si e ndihmuan shokët

schedule14:56 - 25 Gusht, 2022

schedule 14:56 - 25 Gusht, 2022

25-vjeçari, Ardit Çela u arrestua në Tiranë pasi ka dhunuar një 16-vjeçare, në ambientet e jashtme të një pallati. Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se e mitura kishte një lidhje dashurie me 25-vjeçarin.

Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim shokun e tij Enea Hoxha, ndërsa është arrestuar gjithashtu një 17-vjeçar.

Plani i të riut duket se ka qenë i frikshëm. Nga burime mësohet se 16-vjeçarja bashkëjetonte me Çelën dhe kanë pasur një konflikt me njëri-tjetrin për shkaqe xhelozie.

Mësohet se ai e ka dhunuar vajzën dhe në bashkëpunim me dy shokët e tij ka tentuar ta digjte me benzinë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit E. H., dhe D. M., si dhe referuan materialet e shpallën në kërkim shtetasin A. Ç., 25 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje (ish-bashkëjetuesja e shtetasit A. Ç.), si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë)”, njoftoi policia për ngjarjen. /abcnews.al