Endrit Dokle merret në pyetje për zhdukjen e Vis Martinajt, dyshimet e familjes lidhur me dëshminë e Dumanit për vrasjen me pagesë

schedule13:16 - 25 Gusht, 2022

schedule 13:16 - 25 Gusht, 2022

Endrit Dokle është marrë në pyetje nga policia për zhdukjen  e Ervis Martinaj.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Dokle  ka mohuar të ketë konflikte dhe gisht në zhdukjen e Ervis Martinaj.

Ai ka thënë se gjatë ditëve që Prokuroria pretendon se është zhdukur Ervis Martinaj ai ka qenë në ambiente të survejuara me kamera dhe i shoqëruar me persona që mund ta dëshmojnë këtë”.

Por megjithatë policia nuk përjashton asnjë pistë dhe asnjë personazh në lidhje me hetimin për rrëmbimin e mundshëm të Ervis Martinaj.

Familja Martinaj ka ngritur gishtin edhe drejt Endrit Dokles. Babai i tij “ka hedhur dyshime të forta se i përfshirë në këtë histori është Endrit Dokle lidhur edhe nga dëshmia e Nuredin Dumanit, i cili ka rrëfyer se do të paguhej 500 mijë euro nga i shumëkërkuari i drejtësisë për të ekzekutuar Endrit Doklen”.

Lexo edhe: Arrest me burg për policin që dyshohet se ka transportuar të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj

Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj  pretendon se djalit të tij mund ti ketë ndodhur diçka e rëndë nga ora 19:30 deri në orën 22:00 të mbrëmjes së datës 9 gusht.

As ai as miqtë dhe të njohur të tij prej asaj dite nuk kanë kontaktuar më me të shumëkërkuarin e drejtësisë, ndërsa më datë 10 gusht, xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë kallëzim në policinë e Lezhës për humbjen e kontakteve me nipin dhe ka ngritur dyshime se mund të jetë rrëmbyer.

Më datë 11 gusht 2022  familja e Ervis Martinajt ka alarmuar policinë e Laçit se ka humbur kontaktet me 40-vjeçarin, i shumëkërkuar nga policia.

Burime për ABC nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, bënë të ditur se ishte nëna e Martinajt ajo që ka kryer denoncimin, duke thënë se prej 3 ditësh nuk kishte asnjë kontakt me djalin e saj. Ky i fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar për shumë ngjarje kriminale të ndodhura në vend.

Ajo ka rrëfyer se nuk e di ku ndodhet djali i saj dhe po ashtu informacion për të nuk kanë as të afërmit e tjerë të cilët ruanin kontakte me të shumëkërkuarin.

Xhaxhai i 40-vjeçarit, Faik Martinaj depozitoi një kallëzim për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë në komisariatin e Laçit.

Sipas asaj që mëson Abc, një shok i Ervis Martinajt  ka shkuar në shtëpinë e tij dhe i ka thënë se ka humbur kontaktet me të. Familjarët dyshojnë se atij mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe, për faktin se ka armiq të shumtë dhe se është në kërkim ndërkombëtar.

Lexo edhe: E PLOTË/ Nga mesazhi misterioz te vizita e shokut dhe denoncimi i i xhaxhait, çfarë dihet nga zhdukja e Vis Martinajt

Ka dhe një mesazh që persona që shoqëroheshin me Ervis Martinaj ia kanë treguar të afërmve të tij, ku thotë “kini kujdes se do ketë kontrolle”.

Kush është Ervis Martinaj

Ervis Martinaj është një emër i lakuar shpesh në media por edhe në institucionet e drejtësisë, ku është përfolur për pjesëmarrje në disa krime, por që deri më sot nuk janë vërtetuar nga ana e prokurorëve dhe ai është lënë i lirë, ku rasti i fundit ishte pas arrestimit në ngjarjen në bllok ku u përplas me Ervin Matajn në vitin 2018-të.

Gjithashtu Martinaj është dënuar në vitin 2013 me 3 muaj burgim për akuzën e “Organizimit pa lejë të veprimtarisë së lojërave të fatit”, pasi kishte hapur në Tiranë një pikë lotoje pa leje.

Por kjo akuzë në fund të vitit është falur për shkak të ligjit të Amnistisë të kryer nga parlamenti. Martinaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është dyshuar pak vite më parë si një ndër personat në vrasjen Enton Nikajt në zonën e Linzës në Dajt, ngjarje për të cilën ai u akuzua në fund nga prokuroria për “Moskallëzim krimi” dhe mori pafajësi në gjykatën e Apelit Tiranë.

Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit.

Sipas deklaratave të  Ylvi Beqaj në prokurori, Ervis Martinaj ka marrë përsipër t’i mbyllë gojën për llogari të Shullazit. Fillimisht e joshi me para. 7 milion euro i ofroi Martinaj biznesmenit që akuzon Shullazin për gjobëvënie. Kur e pa se nuk arriti ta bindë, iu kthye mënyrave të vjetra duke e kërcënuar për vrasje.

Emri i Ervis Martinit u lakua edhe për vrasjen e bankierit Artan Santo. Gjatë kontrollit në magazinën e tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që përdorën vrasësit e bankierit, por ai nuk u implikua në këtë rast, sepse nuk kishte prova.

Githashtu Ervis Martini u përfshi në një konflikt me armë zjarri gjatë orëve të vona të 8 korrikut në një lokal në Dhërmi. Nga të shtënat, fatmirësisht, nuk ishte të lënduar.

Personat, për të cilët është ekzektuar urdhri i GJKKO-së:

Nuredin Dumani

Henrik Hoxha,

Ardian Uzuni

Altin Ndoci

Skerdi Tasi

Leonard Palushi

Fatos Gosa

Erion Alibej

Gentjan Sharra

Florenc Cekrezi

Elvis Koci

Ilirjan Feci

Petrit Qoli

Agron Qoli

Agron Qafa

Artan Plaka

Besjan Xhixha

Abc ka publikuar disa javë më parë video ekskluzive të vrasjes së Bujat Çelës, vëllait të Talo Çelës, i cili u ekzekutua nga Nuredin Dumani.

Lexo edhe:EKSKLUZIVE/ Abc siguron foton e vrasjes së vëllait të Talo Çelës nga Nuredin Dumani

Gjithashtu Abc ka raportuar edhe lajmin se si Sokol Sanxhaktari u ndoq nga Nuredin Dumani këmba këmbës për tu lemeinuar. “Hija” 2 muaj me “misionin” në Elbasan.

Lexo edhe:EKSKLUZIVE/ Gjurmim “këmba këmbës”, si do eliminohej Sokol Sanxhaktari nga Nuredin Dumani, “hija” 2 muaj me “misionin” në Elbasan

/Abcnews.al/