Sherr për bagëtitë, si ndodhi plagosja në Kurbin, detaje të reja

schedule22:20 - 24 Gusht, 2022

schedule 22:20 - 24 Gusht, 2022

Një sherr për bagëtitë ka sjellë përdorimin e armës së zjarrit në Fushë-Gjorm të Kurbinit. Burime për Abc bëjnë me dije se bagëtitë e Rasim Tafës janë futur në parcelën në pronësi të Met Likës.

Kjo ka bërë që mes dy bashkëfshatarëve të nisë një debat me fjalë fillimisht.

Më pas Meta Lika ka marrë armën e zjarrit duke e plagosur në krah Rasim Tafën.

Pas ngjarjes Lika është arrestuar nga policia, ndërsa Tafa ëhstë dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Gjormë, Kurbin, rreth orës 20:15,  shtetasi M. L., 41  vjeç, banues po në këtë fshat, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, me bashkëfshatarin e tij, shtetasin R. T. 53 vjeç, e ka plagosur me armë zjarri 53-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi M. L.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentinin ligjor të saj.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!