Duleviç: Nëse vendoset fasha 800 kwh ,atëherë preken të gjitha ato familje të cilat aktualisht paguajnë mbi 8 mijë lekë në muaj

schedule19:20 - 24 Gusht, 2022

schedule 19:20 - 24 Gusht, 2022

Të gjitha ato familje të cilat paguajnë mbi 8 mijë lekë në muaj faturën e energjisë,  nga tetori do të paguajnë energjinë elektrike me çmimin e tregut. Sipas ekspertëve çmimi  për konsumatorët që harxhojnë mbi 800këh në muaj do të jetë 3-4 herë më i lartë se çmimi aktual që është 9,5 lekë kWh.

Eksperti i energjisë Azmer Duleviç thekson se në këtë fazë të rritjes drastike të çmimeve ,shtrenjtimi  energjisë do të jetë një barrë shtesë për qytetarët shqiptarë.

Edhe pse s’ka një shifër konkrete të familjeve që preken sipas Duleviç më tepër do të paguajnë familjet me shumë anëtarë dhe ato që kanë fëmijë të vegjël.

Rikthimi i fashave të energjisë elektrike ka kohë që diskutohet  dhe pritet të rikthehet 7 vite pasi  u hoq  po nga qeveria Rama.

Më parë qeveria kishte bërë me dije se  shtrenjtimi do të fillonte për familjet që konsumojnë mbi 700 kWh  fashë që prekte një numër të konsiderueshëm abonentësh ndërkohë së fundmi ministrja Balluku ka deklaruar se fasha do të nisë nga 800 kWh,

ÇMIMI I ENERGJISË

800 KWh              9.5 lekë

Mbi 800 KWh     me çmim tregu

/Abcnews.al/