Robert Lewandowski u transferua te Barcelona gjatë kësaj merkatoje vere, teksa menjëherë është kthyer në idhullin e tifozëve katalanas.
Sulmuesit polak nuk i është dashur shumë kohë për t’u ambientuar në “Camp Nou”, pasi ka arritur të shënojë dopietë që në debutimin e tij me fanellën e blaugraneve, paraqitje këto që kanë gëzuar çdo tifoz.
I tillë është rasti i një vogëlushi i cili hyn në fushën e lojës, teksa është i veshur me fanellën e Barçës dhe vrapon drejt ish-lojtarit të Bayern Munich, por forcat e sigurimit e ndalojnë atë dhe mundohen ta largojnë jashtë fushës së gjelbërt.
Por polaku u tregua mjaft bujar duke e larguar vogëlushin nga sigurimi dhe duke ia dhënë mundësinë që ta bënin një fotografi së bashku, duke realizuar kështu edhe ëndrrën e vogëlushit, i cili më pas duket shumë i lumtur.
/f.a/abcnews.al