U dënuan me 10 vite burg sepse vodhën 4 dhi në Greqi, ndjekja e dy shqiptarëve nga drejtësia helene

schedule11:41 - 24 Gusht, 2022

schedule 11:41 - 24 Gusht, 2022

Një shqiptar do të gjykohet  pa qenë prezent në Greqi, për vjedhje, vrasje të kafshëve dhe qëndrim të paligjshëm në vend.

Më konkretisht shqiptari 35-vjeçar ka vjedhur në bashkëpunim me një bashkëkombas 43-vjeçar katër dhi nga një stallë në Lalyssos , të cilat më pas i ka therur dhe i ka futur në makinë.

Ngjarja ka ndodhur më 4 janar të 2010-ës.

Në vitin 2016 dy shqiptarët u shpallën fajtorë nga Gjykata e Apelit të Dodekanezit për vjedhjen e katër dhive, të cilat pasi i therën i ngarkuan në makinën e tyre dhe u larguan.

Dy shqiptarët nuk ishin prezentë në Gjykatë ditën që u shpallën fajtorë, raporton abcnews.al.

Ata u dënuan me 10 vjet burg dhe 7 mijë euro gjobë secili.

43-vjeçari u kap nga policia në maj të 2017-ës në Rodos.

Nëpërmjet avokatit të tij, Stelios Alexandris, 43-vjeçari nisi të gjitha procedurat ligjore për rigjykim të çështjes, e cila u zhvillua në Gjykatën e Apelit Dodekanez në nëntor 2018.

Gjykata, duke pranuar pretendimet e avokatit mbrojtës të shqiptarit 43-vjeçar, i caktoi një dënim më të lehtë, 5 vite burg dhe 2500 euro gjobë.

Pas vuajtjes së dënimit, 43-vjeçari u ekstradua në Shqipëri.

Por gjykata është në pritje të seancës së ankimit të 35-vjeçarit, e cila u përcaktua se do të shqyrtohet nga Gjykata e shkallës së dytë pesë anëtarëshe të Apelit të Dodekanezit më 26 shtator të këtij viti.

Ndërkohë mësohet se në vjedhjen e 4 dhive ka marrë pjesë edhe një shqiptar tjetër, i cili nuk është kapur nga drejtësia greke./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!